![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEgcvCSkmyI93SxLgqM66Ta5ZrjZA4OhKYkCg_X0Lhi85SN7pCRjbR1wF0YCbgKzxCJDdZWQ2f4zpwnQNmFyKuiZCs8WbH_pU1-pKD7pcZb3EIjXcveHjiLT_1YZEKCkp0e6_Mqu6MoWiLa2/s320/per-elenen-25.13.jpg)
Tashmë ka mbaruar debati dhe opinionet rreth tij, kështu banorët fillojnë të bisedojnë me qetësi dhe të sjellin momente humori në shtëpi.
Jonilda dhe Joana rrinë afër njëra-tjetrës e fillojnë të flasin për Elenën. Junilda i tregon për bisedën që ka bërë pak më parë me Marselinin lidhur me opinionin që ai ka për të. Joana mendon se Marselini është duke u afruar shumë me Elenën, dhe sipas saj, ai e ka një plan dhe për këtë arsye duhet ta kenë nën vëzhgim. “Ajo rri pa reçipeta nëpër shtëpi, nuk mund të themi që është e vogël”, thotë Junilda. Afër tyre shkon edhe Anaidi e të tre japin opinionin e tij rreth Elenës dhe afrimitetin të saj me Marselinit. Anaidi thotë se Marselini ende nuk po e njeh Elenën.
Banorët grumbullohen në dhomën e gjumit dhe fillojnë të këndojnë me zë të lartë dhe të kërcejnë, duke sjellë situata gazmore në shtëpi.
Arsimi dhe Shpendi fillojnë të bëjnë shaka, duke e përfshirë edhe opinininin për Elenën mes të tjerash. “Ajo është si bukuroshja e fjetur”, thotë Arsimi duke qeshur, duke marrë edhe mbështetjen e Shpendit. Të dy mendojnë se Elena është me shumë energji gjatë ditës. “Edhe mënyra e të folurit të saj me zë të lartë të lodh”, shprehet Arsimi për Elenën.
Joana, Jonilda dhe Iliri shkojnë në dhomën e vajzave në kat të dytë dhe shikojnë që djemtë kanë vendosur petale trëndafili për to. Vajzave u pëlqen ideja dhe falënderojnë Ilirin për këtë gjest.
Më vonë banorët mblidhen të gjithë së bashku dhe hedhin ide për të sajuar lojëra e për t’u argëtuar.
No comments:
Post a Comment