Monday, February 25, 2013

Olta, e bezdisur nga sjellja e Elenës

Disa nga banorët mblidhen së bashku e fillojnë të luajnë lojën me shishe, duke qeshur e duke hedhur batuta të gjithë së bashku. Si dënim për Arsimin vendosin që njëra nga vajzat ta lyejë me buzëkuq. Kjo gjë bën që banorët të shpërthejnë në të qeshura e duke bërtitur me zë të lartë. Ndërsa Altinën e pikturojnë në fytyrë si mace. Joana dhe Olta rrinë afër njëra-tjetrës në divan dhe fillojnë të diskutojnë për Elenën, qëndrimin dhe sjelljen e saj ndaj të tjerëve. Elena i ka bërë vërejtje disa herë Oltës për mënyrën se si vishet dhe për faktin që ajo nuk përdor shumë tualet dhe duket se kjo gjë e ka bezdisur Oltën. “Kush është ajo që të më kritikojë mua për mënyrën e veshjes?!”, shprehet Olta për Elenën. Mendimin e saj e mbështet edhe Joana, e cila i sugjeron që të mos krijojë debat me Elenën kaq shpejt, por të presë edhe pak. I të njëjtit mendim është edhe Olta. Pak minuta më vonë fiken dritat në dhomat e gjumit dhe një pjesë e mirë e banorëve shtrihen për të fjetur. Iliri dhe Altina janë ende zgjuar. Ai i vë re një unazë në gisht Altinës dhe dyshon se ajo është e martuar, por Altina e siguron që kjo gjë nuk është e vërtetë.

No comments:

Post a Comment