![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhZF-tJnFMIDCIt0uNIJwTcWaWJVlq8gWkIfyzgZFMWeADEdPyOeoMPAOFkErgh2ckPDu965DLXZIHVra1uueCD_B7yXDBwDKV-xXc562dIEvgzQ4RP_qN7tSkWgkPR3KrqTY-n6HYX-R3X/s320/Marselin-keshilla-Altines.jpg)
Altina bën xhiro në oborr dhe duket e mërzitur. Marselini i afrohet dhe mundohet të kuptojë se çfarë ka. Altina i shpjegon që edhe aktori është njeri dhe ndonjëherë mërzitet. Ajo shton se nuk ka hyrë në Big Brother të aktrojë dhe se tani është tërësisht vetvetja. Marselini e pyet se përse ka hyrë në atë shtëpi? Ajo i tregon se kërkon më shumë nga vetja dhe për një mundësi. Për ta ngushëlluar Marselini i tregon Altinës për fëmijën e tij. Ai thotë që për të, fëmija është gjëja më e shtrenjtë, por tashmë që është brenda shtëpisë, mundohet ti fshehë pikat e dobta që ka. Marselinin e ka intriguar vetmia e Altinës, gjë që e shtyu atë ti shkojë pranë asaj për të biseduar dhe njohur më mirë.
Marselini i thotë Altinës se ai nuk e di se si do ta gjykojë fëmija sjelljen e tij brenda shtëpisë. Megjithatë është e lehtë të gjykosh nga jashtë duke e parë se çfarë mund të kishte bërë dikush po të ishte në vendin e tyre – thotë ai - gjëra që ai, dikush, do ti kishte bërë dhe që ato aty brenda nuk po i bëjnë.
Marselini shpreh dëshirën për ta njohur më tepër Altinën. Madje që kur kuptoi që profesioni i saj ishte aktore ai mendoi se do lidhej më tepër me një person të tillë. Atij i pëlqejnë njerëzit misterioz dhe Altina bën pjesë tek ata. Më tej Altina i tregon për familjen e saj dhe jetën e artistit.
No comments:
Post a Comment