Monday, February 25, 2013

Etleva-Ilirit:- “Ti bën muhabete të cekëta dhe i nxjerr në banale”

Banorët janë mbledhur në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë duke bërë shaka. Si zakonisht Iliri ngacmon Elonën dhe Etlevën. Ai vë në lojë vajzat dhe ato i thonë se ai nuk i bën për të qeshur sepse i banalizon shakatë. Në këtë moment lind një debat mes Ilirit dhe Etlevës e cila i kërkon që të mos i flasë me atë gjuhë (duke e ironizuar). Olseni u thotë të dyve që të mos e vazhdojnë më këtë bisedë për të mirën e të dyve, por Etleva nervozohet dhe i thotë Ilirit “ti nuk di ta çosh një muhabet deri në fund”. Iliri i thotë Etlevës se ajo po i bën presion, ndërsa ajo e mohon këtë gjë. Pas disa minutash debat në të cilin përfshihen edhe banorë të tjerë, Etleva i thotë Ilirit se nuk do ta vazhdojë më tej diskutimin me të. “Unë e kam kuptuar që ti bën muhabete shumë të cekëta dhe i nxjerr në banale” thotë Eva dhe më tej shton “me mu ki kujdes, kaq po të thotë Eva”. Iliri vazhdon të qeshë dhe thotë se ai është i vetmi banor që po kënaqet dhe po qesh. Më pas ata tentojnë të sqarojnë debatin i cili lindi për shkak të një shakaje nga ana e të dyja palëve për termin “nona” që vajza e tha me kuptimin se Iliri është tip, ndërsa ai nuk e kuptoi këtë term. Në diskutimin e tyre ndërhyjnë edhe banorë të tjerë të cilët mundohen që të qetësojnë situatën, por secili i jep të drejtë vetes.

No comments:

Post a Comment