![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhDaostDd9Y-mfQ6gt9R2tHrSIW1V4da1rHnFALYoCibJTlKVgZ7KQa4eThUVQrsqp7aBGp1YfW4VjYEbYr-W_mt9FddKHigJZyGKpmLCTkWWdivHutpB-pr6i7TPHHFmFT8knromtdco2n/s320/etleva.jpg)
Etleva e Big Brotherit ka rrëfyer sonte historinë e dhimbshme të jetës së saj. Ajo është një nga banorët më e re në moshë dhe ajo ka një histori shumë të dhimbshme për të treguar.
Etleva ka rrëfyer në dhomën e rrëfimit historinë e saj të dashurisë dhe tashmë edhe publiku njihet me të. Shfaqet një klip ku ajo tregon për dashurinë e saj të madhe, nga e cila i është dashur që të heqë dorë, sepse i dashuri i saj ka qënë në gjak. Etleva është shprehur se “Kanuni” i ka dhënë fund dashurisë së saj.
Eva tregon se familja e saj ka këmbëngulur që ajo të mos e vazhdonte më tej lidhjen prej frikës së gjakmarrjes. Pas disa vitesh ajo i jep fund lidhjes.
Gjatë kohës që shfaqet klipi, Eva përlotet dhe më pas Arbana i kërkon që ajo të flasë se si ndjehet tani. Eva rithekson se për të ka qënë një dashuri e madhe, por më tepër i vjen keq për babanë sepse e ka bërë të vuaj. Më pas shfaqet një tjetër klip ku Babai i Evës flet për të njëjtën histori dhe Eva përlotet përsëri sepse ai shpreh dashurinë e madhe që ka për të bijën
Më pas Etleva kthehet në dhomën e ndenjes, por nuk tregon asgjë për atë që ka ndodhur në dhomën e rrëfimit. /albeu/
No comments:
Post a Comment