![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhjUsr-YNLlvoD9CU9b7B2D0wOgh0l2tB2h31RDtpetMMtRKDEf-PBXdvVSRfWi93zTSaA4xf7NHIuk13DJCTO852jF4vuOWXt5-ZW4Zy-JxF15wcS99t9FJ6MMs_KxAhZjvZHj_2dZwuk8/s320/Joana-vs-Anaid.jpg)
Në provën e gatimit Joana është Shefi i kuzhinës. Ajo acarohet me Anaidin sepse ky i fundit i thotë që tani është detyra e saj të shtrojë tavolinën, duke qënë se janë në përfundim të gatimeve. E nxehur i kthehet dhe me bindje të plotë i thotë që për të shtruar janë ata dhe se ajo nuk është kameriere që të shtrojë tavolinën. Këtë bindje ja shton edhe Olta e cila i thotë që shefi i kuzhinës është për të mbikëqyrur punën dhe jo për të shtruar tavolinën.
Si shefe e kuzhinës ajo me ton urdhërues i thotë Anaidit ti sjelli letrën ku Big Brother shpjegon rregullat e lojës. “Shko më sill letrën dhe gjeje pak se ku është shkruar që shefi i kuzhinës duhet të shtrojë tavolinën?” i thotë ajo. Gjatë kohës që Anaidi shkon të marrë letrën Joana shprehet tek Olta dhe Olseni : “Sa më acaron mua ky?”. Ndërkohë Anaidi kthehet me letrën e Big Brother dhe lexon : “Detyra e shefit të kuzhinës është të kujdeset për mbarëvajtjen e gatimeve dhe të shtrojë tavolinën e ngrënies gjatë kohës që përgatitet ushqimi”.
Anaidi me qetësi i thotë se megjithëse nuk është kameriere është e detyruar të shtrojë tavolinën, sepse ashtu thonë rregullat. Madje shton ai, Joana në këtë rast duhet ta falenderojë. E zhgënjyer dhe njëkohësisht e nxehur ja kthen : “Nuk kam përse të të falenderoj, ishte detyra jote, ik futi ndonjë cigare tani”.
No comments:
Post a Comment