![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjTMm5BrggCpKX_3CABrSQhN7cWdmV7eKDRNpT_a3oPS5_BVql5OMGd4v-EDw5xjadVZE34LKPO9Y21c4PVEaxwV5cYttChemqhOH8Gs-IrCdE022ybBnZrvQVv-a1MgnpzM_gh2LEIBM2w/s320/ba.jpg)
Banorët janë mbledhur të gjithë në dhomën e ndenjes dhe vendosin të argëtohen duke luajtur me pantonime. Ato ndahen në dy grupe dhe loja fillon. E para që mundohet të kthejë në gjeste fjalën e thënë është Joana. Skuadrat janë të rrepta me njëra – tjetrën dhe nuk lëshojnë pe për gabimet e bëra.
Loja duket shumë argëtuese dhe banorët duken të kënaqur. Vjen rradha e Ilirit i cili mundohet të bëjë pilivesën, por duket që ka vështirësi të kuptohet nga skuadra e tij. Ndërsa Elenës si për ironi të fatit i qëllon të imitojë balenën, por gjendet shpejt nga shokët e skuadrës. Por skuadra më me fat ndihet ajo që ka Altinën në krah. Si aktore ajo e ka të thjeshtë të imitojë më gjeste thuajse çdo fjalë të menduar nga skuadra kundërshtare. Situata komike dhe të hareshme shoqërojnë banorët gjatë gjithë lojës.
No comments:
Post a Comment