![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEimf7BOh2RZUwZgqZ9hR-sKBGAt2aOhxXRM6-bKpP_MomTDhQBJz6ni1xH27hOGdQFXoJkmHlLfIEOGlYCDy_v2aLU9GEaNtJmoiXsKsy0lNMOBHNej9pZ0aTAeiF1QGMpk43H35cFHp3pp/s320/www.jpg)
Banorët vazhdojnë të gatuajnë. Duken të gjithë shumë të zënë me punë dhe sikur nuk kanë mëndje tek zënkat e tyre. Joana është shefja e kuzhinës dhe mundohet të jetë në lartësinë e duhur duke i vënë banorët të punojnë me cilësi. Ajo nuk mërzitet duke vajtur tek secili dhe i shpjegon mënyrën e gatimit dhe recetat.
Shpendi nga ana e tij krenohet me ëmbëlsirën “Tiramisu” që ka bërë me grupin. Ai shton se është hera e parë që bën ëmbëlsirë dhe nuk nguron tja tregojë atë të gjithëve.
Eldora gjatë gatimit të menusë shprehet se nëse do të gatuante gjithë kohës, do ishte dobësuar, sepse ajo nuk ha asnjëherë kur gatuan vetë.
No comments:
Post a Comment