Sunday, March 24, 2013

Eva e ‘BB’: Më mirë katunare se “bitch”

TIRANE - Ajo është vetëm 20 vjeçe, por teksa flet, të bën të kuptosh që është vajzë e pjekur për moshën e saj. Në “Big Brother” solli një histori interesante dhe prekëse, dhe shumëkush mendoi se aventura e saj do të zgjaste më shumë. Por nuk shkoi kështu, sepse Eva nga Miloti e eliminua vetëm pas tri javësh. Entuziaste për këtë eksperiencë dhe ndryshimet e vogla që po ndodhin në jetën e saj, Eva na tregoi gjithçka kemi parë e nuk kemi parë nga ekrani. Na foli për jetën e saj, për familjen, për dashurinë dhe për të ardhmen. Njohëm një vajzë plot energji, të thjeshtë, pa komplekse dhe me një buzëqeshje të çiltër... Si po të duken këto ditë pas daljes? Ka ndryshuar gjë? Akoma s’jam ambientuar mirë, se si më duket. I vetmi ndryshim është që tani njerëzit më njohin, më flasin, më përshëndesin. Mirëpo ne njerëzit e thjeshtë nuk mësohemi kollaj me këtë gjë. Të pëlqen që njerëzit të njohin? Çfarë të kanë thënë? Më pëlqen, po. Dhe unë, kur më njohin ose thonë emrin tim, mundohem t’u buzëqesh të gjithëve. Edhe në “Facebook” më kanë shkruar shumë, dhe unë e quaj vlerësim e jam munduar t’u kthej përgjigje të gjithëve. Më kanë thënë vetëm fjalë të mira të gjithë. U kam pëlqyer dhe më kanë vlerësuar. Prisje që të rrije më gjatë? U mërzite që dole? Në fakt nuk mendova që do dilja kaq shpejt, por në të vërtetë javën e fundit u mërzita shumë. Më mori malli për njerëzit e mi dhe nuk kam qenë fare aktive. Megjithatë nuk jam mërzitur fare. Për mua ishte e rëndësishme të dilja prej andej me kokën lart, kurdo që të ndodhte. Dhe ashtu dola... Unë nuk mund të shkel mbi disa parime të miat, as për lojë e as për lekë. Kush nga banorët që janë akoma brenda do e bënte këtë? Shumë prej tyre. Ata janë gjithë kohës në përpjekje për të nxjerrë anët negative të të tjerëve, dhe mundësisht edhe gjërat e mira që mund të ketë dikush, t’ia interpretojnë si të shëmtuara. Veç kësaj, kam vënë re që sidomos vajzat aty, kanë një koncept të gabuar për emancipimin. Sipas atyre, të zhvishesh e të fërkohesh tregon emancipim. Të fërkohesh? Pse, kush është fërkuar, me kë? Jonilda i puth e i prek të gjithë çunat e thotë që kështu e ka tipin. Po s’më duket shumë normale t’i puthësh djemtë në qafë e t’i përkëdhelësh në trup. Joana i shkon nga pas për një përqafim Anaidit, Elena rri e përqafon Marselinin... Vishen me taka që në pikë të mëngjesit e dalin me brekë... Për mua, emancipim është të flasësh për gjëra të rëndësishme e jo të përgojosh të tjerët gjithë ditën. Femra duhet t’i zgjedhë fjalët që përdor, se nuk është emancipim të përdorësh fjalë banale. Ato mendojnë që duken moderne, por harrojnë që njerëzit po i shohin e po i dëgjojnë. Kë ka puthur dhe ka prekur Jonilda? Ditët e fundit kam parë që i është afruar shumë Viganit. Po ty, të pëlqyen djemtë e rinj që futën? Më pëlqyen. Ishin vërtet shumë të bukur, sidomos Vigani. Vetëm ai më mbeti pishman që dola (qesh). Një ditë, Jonilda, Joana dhe Elena po flisnin për ty dhe mendonin se je ende e virgjër. Ç’mund të thuash? Unë vërtet jam nga Miloti, por nuk kam nga këto paragjykime. Tregova për një histori dashurie që ka zgjatur me vite dhe kaq duhet t’u mjaftonte atyre për të kuptuar. Sipas këtyre vajzave, fakti që unë nuk prekem me të tjerët sa andej-këtej më bën të virgjër dhe katunare... Për mua, më mirë katunare se “bitch”. Babain, e takove? Po në Milot, ke shkuar? Babin e takova atë natë që dola, se ishte në studio. Më përqafoi dhe me mënyrën e vet, më bëri të kuptoj që është krenar për mua. Ky ishte qëllimi im kryesor, të sqarohesha deri në fund me të dhe familjen time. Me atë djalin, je takuar? Të ka marrë në telefon? Jo, nuk e kam takuar dhe nuk kam folur me të. Kam ndryshuar numër dhe në “Facebook” i kam bërë ‘block’. Për mua kjo histori është e mbyllur. Arsyeja e ndarjes ishte vetëm historia e gjakmarrjes? Familja e djalit, që para 20 vitesh e deri vonë, i ka bërë keq familjes sime. Unë këtë e mora vesh vonë, pasi isha lidhur me të. Mirëpo babai im, edhe pse vuante, kurrë nuk ma vuri kusht ndarjen. E ndikuar nga kjo, por edhe nga fakti që marrëdhënia jonë po ftohej, unë vendosa t’ia heq një plagë babait tim dhe t’i jap fund kësaj historie. Uroj që të jetë një vendim në të mirën time, dhe kam besim se kështu do të jetë. Ku po jeton tani? Në një shtëpi me qira këtu në Tiranë, bashkë me motrat. Vitin e parë të shkollës së lartë jetova në konvikt dhe e kam shijuar shumë, po për çështje higjiene menduam të lëviznim. Të hënën do rikthehem në shkollë, dhe shpejt do filloj të kërkoj një punë tjetër, sepse pasi hyra te “Big”-u, punën në ‘call center’ e lashë. Po e ndjek “Big Brother” tani që ke dalë? Ka ndryshim nga brenda, jashtë? Po, e kam parë. Ka një farë ndryshimi, megjithatë çdo banor në një moment të caktuar arrin ta shfaqë veten siç është. Çfarë ke parë ti nga afër, që ne nga ekrani nuk e kemi “kapur” akoma? Ende nuk ndodhi diçka “e tepërt” që s’ma ka kapur syri. Afrimet janë ato që duken edhe në televizor. Eldora dhe Shpendi janë afruar goxha, Joana i shkon nga pas Anaidit dhe ai e largon. Pse e largon? Sepse me sa duket ai po kupton se prania e saj apo një lidhje e mundshme me të mund t’i prishë lojën dhe t’i largojë fansat. Ndërsa Joana ka nevojë të kapet pas një lojtari të fortë dhe pas një mashkulli, sigurisht për qëllim loje. Ajo la të dashurin pasi u fut në “Big Brother” vetëm për t’i liruar rrugë vetes. Nga kjo kuptohet gjithçka. Kush të duket lojtar i fortë? Kush do të doje që të fitonte? Iliri është lojtar i fortë dhe për nga lloji i personazhit ngjan pak me fituesit e viteve të kaluara, për shembull me Jetmirin. Është inteligjent, thotë gjithçka në sy, por me stil, herë me ironi e herë me shaka. I vetmi defekt që ka, është që flet shumë dhe konsumohet shpejt. Edhe Anaidi është lojtar i fortë, po Iliri është më pozitiv. Të dy i shoh në finale dhe uroj që të fitojë Iliri. (er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Friday, March 22, 2013

BigBrother: Elona i “shfaq dashurinë” ...

Banorët ndodhen në dhomën e ndenjes duke biseduar e duke kënduar. Aty ndodhet Eldora dhe Elona. Dy vajzat janë ulur pranë njëra-tjetrës. Në një moment Elona i thotë Eldorës se ajo i ngjan shumë me një mikeshën e saj që është shumë e dashur. “Vërtet ashtu të dukem?” i thotë Eldora dhe Elona vazhdon më tej duke thënë “prandaj më ke hyrë shumë në zemër sepse më kujton gjithmonë atë”. Eldora më pas fillon të flasë për veten e saj dhe thotë “unë mendoj se ajo që kam negative është se ua jap mundësinë të gjithëve, i toleroj deri në atë pikë që pastaj zhgënjehem dhe kuptoj se si kanë qenë në të vërtetë”. Elona i thotë se të gjithë njerëzit janë të ndryshëm dhe kanë nga një gjë të veçantë në tipin e tyre. për veten e saj ajo thotë se gjithmonë ka arritur që t’i njohë njerëzit që në fillim se çfarë tipi e karakteri mund të jenë. Ndërkohë që vajzat bisedojnë në shtëpi vendoset muzikë. Banorët fillojnë të këndojnë me zë të lartë duke shoqëruar këngën, aq sa bisedat e tyre tashmë nuk dëgjohen fare. Teksa banorët këndojnë e kërcejnë në shtëpi krijohet një atmosferë e këndshme me të qeshura e argëtim.

Thursday, March 7, 2013

Asgje nuk shpeton pa u filmuar ne BBA, ja skenat e t’urpshme +1’6 (VIDEO)

Nisin ngacmimet ne BBA6 Duket se edhe kete vit ne BB Albania nuk do te mungojne ngacmimet ndermjet konkurenteve.Kete here Olseni dhe Elena jane ngacmuar ne mengjes mes veti posa jane zgjuar nga gjumi..Nisin ngacmimet ne BBA6 Duket se edhe kete vit ne BB Albania nuk do te mungojne ngacmimet ndermjet konkurenteve.Kete here Olseni dhe Elena jane ngacmuar ne mengjes mes veti posa jane zgjuar nga gjumi..

Monday, March 4, 2013

Olseni flet për tatuazhin duke u munduar të mbrojë sekretin e tij

Një pjesë e banorëve vazhdojnë të merren me gatimin e drekës, ndërsa një pjesë tjetër vazhdojnë të shijojnë edhe ato pak rreze dielli që kanë ngelur nga dita e sotme. Olta, Elena, Elona, Etleva, Jonilda dhe Olseni ndodhen pikërisht në oborr duke biseduar dhe në një moment ata fillojnë të flasin për tatuazhin e Olsenit. Olseni ka një tatuazh me portretin e nënës së tij, por natën që hyri në Big Brother iu kërkua që ai të mbajë këtë sekret dhe detyra e tij është që të thotë se portreti i përket vajzës që ai dashuron. Olseni ua ka thënë këtë gjë banorëve dhe tashmë ata fillojnë që ta pyesin për të zbuluar më shumë rreth këtij tatuazhi. Eva i kërkon që t’i tregojë më shumë rreth portretit në tatuazh, por ndërhyn Jonilda duke thënë se i përket ish-të dashurës së Olsenit. Olseni nuk është shumë i qartë kur flet për të dhe thotë se ajo nuk është një “ish” pasi ata nuk janë ndarë, por është në një situatë distancë. Jonilda ia kthen “prit një herë se po mi ngatërron idetë, ti sikur më the se jetoj me një vajzë, kjo kush është?”. Olseni i përgjigjet se kjo është vajza me të cilën bashkëjeton, por momentalisht janë në distancë me njëri-tjetrin. Vajzat nuk arrijnë ta kuptojnë mirë atë që do të thotë Olseni dhe vazhdojnë ta pyesin. Më tej ai u tregon se vajza në portret është dashuria e tij e parë dhe e vetme dhe se ka një kohë prej tre vjetësh lidhje. ai nuk është shumë i qartë dhe Jonilda duket sikur po dyshon në fjalët e tij, edhe pse ato nuk e dinë se cili është sekreti i Olsenit dhe që për më tepër ka lidhje me tatuazhin që ai mban në gjoks.

Saturday, March 2, 2013

Përlotet Etleva: Kanuni i dha fund dashurisë

Etleva e Big Brotherit ka rrëfyer sonte historinë e dhimbshme të jetës së saj. Ajo është një nga banorët më e re në moshë dhe ajo ka një histori shumë të dhimbshme për të treguar. Etleva ka rrëfyer në dhomën e rrëfimit historinë e saj të dashurisë dhe tashmë edhe publiku njihet me të. Shfaqet një klip ku ajo tregon për dashurinë e saj të madhe, nga e cila i është dashur që të heqë dorë, sepse i dashuri i saj ka qënë në gjak. Etleva është shprehur se “Kanuni” i ka dhënë fund dashurisë së saj. Eva tregon se familja e saj ka këmbëngulur që ajo të mos e vazhdonte më tej lidhjen prej frikës së gjakmarrjes. Pas disa vitesh ajo i jep fund lidhjes. Gjatë kohës që shfaqet klipi, Eva përlotet dhe më pas Arbana i kërkon që ajo të flasë se si ndjehet tani. Eva rithekson se për të ka qënë një dashuri e madhe, por më tepër i vjen keq për babanë sepse e ka bërë të vuaj. Më pas shfaqet një tjetër klip ku Babai i Evës flet për të njëjtën histori dhe Eva përlotet përsëri sepse ai shpreh dashurinë e madhe që ka për të bijën Më pas Etleva kthehet në dhomën e ndenjes, por nuk tregon asgjë për atë që ka ndodhur në dhomën e rrëfimit. /albeu/

Tuesday, February 26, 2013

Ndërrimi i binjakëve

Ndërkohë qe banorët po festojnë ditëlindjet e Altinës dhe Arsimit, dicka tjetër po ndodh në një cep të shtëpisë. Gjatë gjithë kësaj kohe brenda në shtëpi ka qënë Andi, njëri nga binjakët. Si me stil ai largohet nga turma e njerëzve dhe shkon në dhomë të rrëfimit, aty ku ndodh dhe ndërrimi me njëri-tjetrin. Ikën Andi dhe vjen Blendi. Blendi duket pak i hutuar se të mësohet me atmosferën festive që gjeti në shtëpi. Por ai shume shpejt integrohet duke marrë një birrë në dorë dhe duke u bërë pjesë e shpirtit festiv në të banorëve. Ai madje afrohet edhe tek Arsimi dhe i uron atij ditëlindjen.

Surprizat nga BB për ditëlindjet.

Banorët dalin nga dhoma e gjumit dhe habiten nga surprizat qe Big Brother kishte përgatitur për ditëlindjen e Altinës dhe Arsimit. Tryeza është mbushur me ëmbëlsira dhe pije. Kuzhina është zbukuruar me flamuj te vegjël në tavan dhe tollumbace. Banorët vendosin në kokë kapelet festive për një ambient sa më të këndshëm. Altina ndihet shumë e lumtur për surprizën e bërë dhe gëzon sëbashku me banorët duke i fryrë borive. Urimet nuk kanë munguar edhe për Arsimin. Banorët afrohen një nga një për ta uruar. Por një ditëlindje nuk quhet e tillë nëse nuk fiken qirinjtë e tortës. Të gjithë banorët e shtëpisë pozicionohen në njërën anë të tavolinë, ndërsa në anën tjetër ndodhen Altina me Arsimin. Ne mes të tavolinës ndodhet një tortë e madhe. Të dy banorët i fryjnë qirinjve të tortës të shoqëruar nga kënga e të tjerëve “Shume urime për ty”. Atmosfera festive dhe humori mbizotëron në të gjithë shtëpinë. Madje Arsimit i lajnë edhe fytyrën me tortë me rastin e ditëlindjes. Banorët vazhdojnë të festojnë megjithëse janë ndarë në grupe dikush kërcen, dikush pi birrë disa të tjerë bisedojnë.